Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

“UÇK, UÇK”, shqiptarët thirrje në gjykatën e Colmar në Francë, Haradinaj: Jam peng politik (Video)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ramush Haradinaj e ka konsideruar abuziv dhe qëndrim politik vendimin e gjykatës franceze për të shtyrë edhe më një muaj procesin ndaj tij.

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së gjyqit, Haradinaj tha se trupi gjykues i ka dhënë edhe një muaj kohë autoriteteve serbeve për të sjellë provat që ato pretendojnë se kanë për ekstradimin e tij në Serbi.

“Gjykata ka vendosur të kërkojë informata shtesë nga autoritetet serbe. U ka lënë një muaj kohë. Vendimi i radhës pirtet më 6 prill, është vërtet abuziv. Është një vendim politik. Lufta është fituar në gjykatën e Hagës, unë jam peng politik”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës me dhjetëra shqiptarë janë mbledhur për të mbështetur kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Me thirrjet “Uçk, Uçk”, ata kanë kërkuar lirimin e Haradinajt, por politikanit nga Kosova do i duhet të qëndrojë edhe një muaj tjetër në Francë, deri më datën 6 prill kur të zhvillohet seanca e radhës. 

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIndeksonlineOfficial%2Fvideos%2F1172527242844954%2F&show_text=0&width=400″ width=”400″ height=”710″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]

Më shumë

spot_img