Hapësire reklamuese

Aktualitet

Uau! Ka dhe vajza me forcë të paepur si Uljanova e parukeve!

Shkruar nga Newsbomb
Uau! Ka dhe vajza me forcë të paepur si Uljanova e parukeve!

Nga Françeska Kordalli

E lindur në një botë ku hijet e vetmisë dhe braktisjes dukeshin të mëdha, fëmijëria e Uljanovës u shënua nga mungesa e një figure atërore. Divorci i prindërve të saj që para se ajo të vinte në këtë jetë, hodhi një hije të gjatë mbi vitet e saj të formimit, duke e lënë atë dhe nënën të lundrojnë vetëm në shtigjet gjarpëruese të jetës.

Megjithatë, mes jehonës së ëndrrave të shkatërruara dhe mungesës të së atit, me të cilin nuk kishte asnjë kontakt, vogëlushja çapkëne aso kohe e gjeti ngushëllimin te dashuria dhe prania e palëkundur e nënës, e cila për të rritur të voglën ka shitur dhe gjakun e trupit. Së bashku ato përballuan stuhitë e jetës, duke u kapur dorë për dore, nënë e bijë, si dy marinare që lundrojnë në një oqean të madh.

Pavarësisht sfidave me të cilat u përballën, nëna e Uljanovës u bë drita e saj udhëzuese, duke ndriçuar errësirën me dashurinë, mençurinë dhe besimin e saj dhe duke e mësuar të lundronte në ujërat e turbullta të jetës me guxim.

“Unë jam rritur me nënën dhe me gjyshërit. Kam qenë e vogël, prindërit e mi janë ndarë shumë herët dhe nuk e kam arritur atë ndjesinë e mungesës së babait. Jam rritur me shumëdashuri mes njerëzve të mi. Për nënën time ka qenë shumë e vështirë sepse sado që kishte ndihmën e prindërve të saj, ajo duhet të punonte shumë që të kujdesej për mua”, më tregoi Uljanova ashtu me sytë e zgurdulluar nga lotët që ishin gati t’i lanin faqet nga momenti në moment. E vijoi duke më thënë se për shumë vite nëna e saj u rropat që vogëlushes mos i mungonte asgjë. “Nuk gjej fjalë për nënën time, përveç punës ajo sakrifikonte jetën e saj për mua, ku çdo prind do ta bënte, por jo si nëna ime. Deri gjakun e trupit e ka shitur me vite të tëra, për të mos më munguar asgjë”, tha Uljanova.

Teksa po më tregonte me krenari për nënën, dhe kjo dukej qartë te zëri kumbues që nxirrte kur përshkruante heroinën e saj, në kokën time më lindi natyrshëm pyetja se “A e ka takuar vallë ndonjëherë të atin ajo?”. E ashtu kjo pyetje doli nga goja ime dhe Uljanova mu përgjigj duke më thënë: Po, me babain jam takuar në moshë madhore. 22 vjeç kam qenë kur e kam takuar për herë të parë.

Por, ai nuk ka qenë një takim ribashkimi emocionues, si ju mund ta imagjinoni deri në këtë pjesë të rrëfimit që jeni duke lexuar. Ka qenë krejt e kundërta……

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese