Menjëherë pas një konference për shtyp, ku plot zyrtarizëm ministrja Klajda Gjosha prezantoi objektivat e ministrisë për këtë vit, përfitoi të dilte në korridorin e institucionit për të bërë foton që shihni. Duket qartë që ka mbetur sërish elegante, edhe pas lindjes së djalit të saj Luis, rreth 3 muaj më parë.
Kjo foto nuk është shkrepur nga ndonjë gazetar apo person gjendur rastësisht aty, por nga vetë komunikuesit e saj për shtyp.
Një mënyrë kjo për të shfaqur ministren jashtë formatit të qeveritarit ulur para tavolinës a foltores me mikrofonë rreth e rrotull apo një rast për t’i treguar publikut elegancën?!
Ja, ky është lajm! Jo deklaratat e sotme të Gjoshës për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian që tingëlluan tepër të zakonshme por eleganca e pacënuar e vetë ministres :)