Hapësire reklamuese

Politikë

Uashingtoni mesazh për zgjedhjet në Shqipëri: Autoritetet të sigurojnë që qytetarët të votojnë larg frikës e dhunës (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Uashingtoni mesazh për zgjedhjet në Shqipëri: Autoritetet të

Uashingtoni zyrtar i drejtohet me një mesazh autoriteteve shqiptare, tre ditë nga zgjedhjet kombëtare.

Në një deklaratë të përbashkët Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan Bob Menendez dhe anëtari Jim Risch kërkojnë nga autoritetet shqiptare t’i mundësojnë votuesve të ushtrojnë këtë të drejtë themelore larg frikës dhe dhunës.

Mesazhi i plotë:

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne inkurajojmë popullin shqiptar të votojë. Ne i nxisim autoritetet të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë nga frikësimi dhe dhuna. Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike teksa bëjnë një fushatë të nxehtë. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll