4 të dënuar, midis tyre dy shqiptarë u arratisën nga burgu i Trinithas në Greqi.
Arratisjes së dy shqiptarëve u janë bashkuar dhe dy të dënuar të tjerë; një shtetas algjerian dhe një maroken.
Gardianët e burgut vendosën alarmin në mëngjes, kur nisi procedura e verifikimit të burgosurve nëpër qeli. Ndërkohë mediat helene nuk japin informacione se kur ka ndodhur arratisja, ndërsa nuk publikohen as identitetet e 4 të dënuarve.
Jo më shumë se një muaj më parë ndodhi një tjetër arratisje në këtë burg, ku një i dënuar grek ia doli të dilte në liri.
Burgu i Trinithas shërben për të rehabilituar të dënuar, të cilët punojnë vullnetarisht në bujqësi.
Sondazh
Poll