Hapësire reklamuese

Aktualitet

“U zumë se donte të ikte në Angli”, flet shqiptari që mbajti peng bashkëshorten: Ajo gënjen, punoj nga mëngjesi në darkë

Shkruar nga Newsbomb
“U zumë se donte të ikte në Angli”, flet shqiptari

22-vjeçarja shqiptare e cila thuhet se prej dy vitesh dhunohej dhe mbahej izoluar nga bashkëshorti së  bashku me fëmijën e tyre 3 vjeçar, në shtëpinë në Volios, Greqi, dyshohet se është kërcënuar.

Sipas Protothema.gr Aurel Kurti është ndaluar përkohësisht nga autoritetet greke deri në gjykimin e çësjtjes nga gjykata  e Larisës. Sipas asaj që shkruajnë mediet greke,  kërcënimet ndaj së resë po bëhen nga familjarët e bashkëshortit të saj, të cilët i kërkojnë tërheqjen e padisë që ka ngritur ndaj bashkëshortit. Në dëshminë e tij 28 vjeçaru Kurti ka pretenduar se nuk e ka mabjtur të izoluar gruan dhe vajzën e tij.

“Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit më acaroi… disi sepse donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër.

I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se më kishte marrë mendtë duke më thënë të largoheshim”, ka thënë 28-vjeçari para hetuesve.

“Më intereson vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë fqinja e tyre ka deklaruar se kur ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares ka njoftuar policinë dhe sipas saj e reja është dhunuar nga burri i saj.

“Nuk e kishim parë kurrë vajzën dhe fëmijën. Dëgjuam britma dhe thamë se po e vriste. Shkova në shtëpi, trokita në derë dhe fillova të bërtas që të hapej. Ai doli nga dera dhe filloi të më shtynte. Më kapi fort duart dhe më shtyu. Pashë vajzën zvarrë dhe foshnjën nën krevat duke qarë. Fatmirësisht në atë kohë erdhi policia.”-ka dëshmuar ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese