Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Mër
14 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

U zu me një person në Kavajë dhe gjuajti me armë në tokë, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6061148fa414cd451e00e8fbcb3d8376

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar që është konfliktuar fizikisht me një person për motive të dobëta.

Blutë bëjnë me dije se është vënë në pranga i riu me iniciale M.C., banues në Tiranë.

Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky person është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga reagimi i menjëhershëm i forcave të policisë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i të riut në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Kavajë/ Njoftimi i policisë:

Konfliktohet fizikisht për motive të dobëta me një shtetas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë lokalizohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë, u bë lokakizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. C., për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kansoje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img