Hapësire reklamuese

Bota

U zu me Melanian për ulësen në avion, Trump shkarkon këshilltaren e Sigursë: Nuk kam nevojë për një personel m*t

Shkruar nga Newsbomb

Melanie Trump është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si e tillë ajo mban një qendrim statik ndaj të gjithë stafit presidencial.

Megjithatë ka edhe raste, ku mes saj dhe personave që e rrethojnë ndodhin edhe incidente.

Një rast i tillë, ishte gjatë udhëtimit të saj në Afrikë muajin e shkuar, ajo ka patur një problem me këshilltaren e Sigurisë së bashkëshortit të saj, Mira Ricardel, e cila ishte në avion me të.

Ajo ka kërkuar që Mira Ricardel të pushohej nga puna dhe këtë e ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i saj. Sipas tij, vendimet e Zonjës së Parë janë të drejta.

Për këtë situatë ka reaguar edhe vetë Presidenti Trump, i cili ka thënë se t’i jepet gruas së tij ato çka dëshiron. Madje ka thënë në nerva e sipër: “Nuk kam nevojë për këtë mut" si dhe ka vendosur të shkarkojë këshilltaren Ricardel duke e justifikuar vendimin me problemet e emigracionit ilegal në SHBA.

Sondazh

Poll