Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U zhyt për të kapur oktapod, zhytësi gjen skafandrën gjigande të Luftës së Dytë Botërore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një skafandër antike zhytjeje është gjetur ditën e sotme në zonën e gadishullit të Karaburunit.

Në 35 metra thellësi, zhytësi Endri Gjomemetaj ka arritur të gjejë skafandërën, e cila mund të jetë e Luftës së Dytë Botërore ose më herët.

Ai ka rrëfyer se u zhyt për të kapur oktapod mirëpo gjatë zhytjes u has me këtë gjetje e cila sipas tij duhet të vlerësohet nga specialistët.

 “Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Për peshaktarin tjetër, Sherif Dyrmishi kjo është një gjetje e veçantë e cila do të jetë nëj vlerë e shtruar për Muzeun e Qendrës së peshkimit Radhimë.

“Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit. Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i luftës së dytë botërore, por nuk është e thënë. Duhet të jetë dhe më përpara. Shpresoj që të jetë një vlerë e shtuar për qendrën e peshkimit, për Vlorën dhe për vizitorët”, tha Dyrmishi

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img