Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U zhvarrosën në vitin 2006, rikthehen në Përmet dhe rivarrosen eshtrat e 108 grave dhe fëmijëve: Nuk janë ushtarë grekë por banorë të fshatit (PAMJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare. Newsbomb.al mëson se përmes një ceremonie që është mbajtur e fshehtë, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.

Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal pasi, trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.

6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi.

Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë, shkruan newsbomb.al.

Screenshot 2 46

Sot, në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.

Por, çuditërisht asnjë nga të pranishmit në fshat nuk ka dhënë deklaratë për mediat, madje nuk është lejuar as të bëhen filmime, duke ngjallur dyshime se përse ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë.


Zhvarrimet në Kosinë, Përmet, 5 qershor 2006

Prifti ortodoks Vasili Thomollari kishte marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img