Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U zhdukën prej 3 ditësh dhe u gjetën në një hotel në Përmet, zbulohet kush ishte 46-vjeçari që shoqëronte dy të miturat dhe si i gjeti policia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e1e33cd4d3bbf000f4cecf8cb6e069f

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me historinë e dy vajzave të mitura që u zhdukën tre ditë më parë në Tiranë.

Ato u gjetën sot në Përmet, por mësohet se më herët kanë qendruar në Sarandë, dy ditët e para. Ato janë nisur me autobus në Sarandë. Më pas janë nisur drejt Përmetit. Vajzat e kanë njohur zonën pasi kanë udhëtuar edhe më herët me prindërit e tyre.

Mirëpo si janë zbuluar dhe si janë gjetur nga policia?

Autoritetet kishin njoftuar të gjitha hotelet se nëse në dyert e tyre paraqiteshin vajza të mitura, atëherë duhet patjetër të njoftonin policinë. Vajzat kanë shkuar në hotelin kryesor në qytetin e Përmetit, kanë dhënë dokumentacionin e tyre duke marrë një dhomë për të qëndruar ditën e sotme.

Policia e dinte që do vinin në hotel dhe të gjitha hotelet kishin marrë informacion. Pasi u konstatuan se ku ndodheshin dy vajzat janë marrë nga policia dhe janë transportuar drejt Tiranës.

Pas analizave është vënë re se vajzat nuk kanë asnjë shenjë abuzimi seksual. Edhe nga kontrolli që iu është bërë në telefonat e tyre është vënë re se nuk kanë pasur kontakte me djem apo me dikë që mund t’i trafikonte.

Ato vazhdojnë t’i qëndrojnë deklaratave se janë larguar me dëshirë nga shtëpia pasi nuk trajtoheshin mirë nga prindërit. Mësohet gjithashtu se 46 vjeçari i përmendur në fillim se i shoqëronte ishte shoferi i furgonit dhe vajzat nuk kanë qenë të shoqëruara me një tjetër person.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img