Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U zhdukën në Tiranë në 1 janar dhe u gjetën sot në Përmet, gazetari: Dy vajzat e mitura ishin në hotel, dyshohet se i shoqëronte një 45 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

56861aa9be006db5f7d53680484af151

Dy vajzat e mitura që u zhdukën në datë 1 janar 2021 në Tiranë, janë gjetur nga Policia mesditën e sotme në Përmet. Policia e Tiranës njoftoi pak më parë se ishin gjetur dy të miturat Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj.

Gazetari Piro Nase raporton se dy vajzat e mitura janë gjetur në një hotel shumë pranë qendrës së Përmetit. Sipas tij, dyshohet se dy të shoqet e moshës afro 16 vjeçare, kanë qenë në shoqërinë e një mashkulli rreth 45 vjeç.

“Kanë ardhur mëngjesin e sotëm në hotel. Janë shoqëruar nga një mashkull rreth 45 vjeç. Të dyja kanë ardhur me një linjë furgoni nga Tirana. Furgoni ka pasur një ngjyrë të errët. Të dyja vajzat kanë shkuar në hotel.

Punonjësit e Policisë i kishin në mbikqyrje vajzat dhe kanë kontaktuar me to në ambientet e klubit të hotelit. Aty janë larguar nga ky hotel dhe janë dërguar në Komisariat. Vetëm sot Komisariati ndërhyri për t’i marrë të dyja minorenet.

Priten dy psikologë të specilizuar nga Tirana që t’i marrin në pyetje. Ndoshta ky mashkull është shoferi i rastësishëm. Vajzat kanë qenë shumë të qeta. Kanë mirëpritur punonjësit e Policisë së Përmetit. Nuk kanë bërë rezistencë. Janë gjetur në një hotel në afërsi të qendrës së Përmetit”, ka thënë gazetari.

Ndërkohë,, vetë dy të miturat kanë thënë se janë larguar nga shtëpitë e ture në Tiranë me dëshirë pasi prindërit nuk silleshin mirë me to. Policia e Tiranës njoftoi se Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të nisen drejt kryeqytetit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img