Hapësire reklamuese

Showbiz

U “zhduk” pasi PD humbi zgjedhjet, rikthehet në Shqipëri ish-zëdhënësja e Bashës

Shkruar nga Newsbomb

Në prag të zgjedhjeve të 25 prilit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi si zëdhënëse të fushatës ish-missin Floriana Garo, e cila jetonte në Zvicër.

Garo së bashku me familjen e saj u kthye në Shqipëri, mirëpo pasi PD nuk arriti të fitonte zgjedhjet u largua përsëri për të vazhduar jetën dhe bizneset përsëri në Zvicër.

Gjatë fushatës Garo dilte pothuajse çdo ditë në TV dhe deklaronte se nuk do të largohej më nga Shqipëria, por nuk ndodhi kështu.

Së fundmi ajo është kthyer në Shqipëri për pushime dhe me siguri do të largohet sërish.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu