Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

U zhduk pak ditë më parë, gjendet e vdekur shkencëtarja tjetër në Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6c33eea65ae78909f5e9c865d9d5f5cf

Është gjetur e vdekur shkencëtarja britanike Natalie Christopher, e cila u zhduk në një ishull grek pak ditë më parë.

Sipas autoritetve greke Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit Kerame të mërkurën nga një zjarrfikës vullnetar.

Dr Natalie Christopher, 34 vjeç, një astrofizikane nga Londra, u zhduk në Ikaria të hënën, teksa u tha se kishte dalë për të vrapuar. Sipas autoriteteve një shkëmb duket se e ka zënë poshtë shkencëtaren britanike.

Zëdhënësi i policisë Theodoros Chronopoulos tha që ishte shumë herët për të thënë nëse ajo ra ose u shty.

“Në këtë pikë ne nuk e dimë se si ajo vdiq. Ne duhet të presim raportin, i cili do të zgjasë dy deri në tre ditë, për të pasur përgjigjet”, tha ai.

Po ashtu hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në shtratin e 34-vjeçares në shtëpinë e pushimit, ku ajo po qendronte me të dashurin e saj.

Ndërkohë, policët kanë thënë për The Sun Online se njollat ​​e gjakut të gjetura në çarçafët e shtratit të Natalie janë dërguar në një laborator. Sipas raportimeve, i dashuri i viktimës tha se njollat ishin rezultat i rrjedhjes së gjakut nga hundët.

I dashuri 38-vjeçar i Dr Christopher raportoi se ajo kishte humbur rreth mesditës të hënën kur nuk arriti të kthehej nga një vrapim i cili thuhet se filloi në 8 të mëngjesit.

Kjo ngjarje vjen pask javë pasi shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes.

Dr Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania.

natalie-christopher (1).jpg

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img