Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

U zhduk nga sytë e të ëmës në parkun e lojrave, gjendet i mbytur 4 vjeçari shqiptar në Zvicër

Lajme të ngjashëm

Gjendet i pajetë 4-vjeçari shqiptar i cili ishte shpallur i humbur dy ditë më parë në Zvicër.

Zeneli, 4 vjeçar u gjet i mbytur në Villnachern nga punonjësit e një hidrocentrali.

Sipas dyshimeve të para të autoriteteve zvicerane dyshohet se 4-vjeçari ka rënë në lumë duke luajtur.

Zeneli po luante me nënën e tij dhe me fëmijët e tjerë në një shesh lojërash kur papritmas, rreth orës 16:30,e ëma vuri re se ai nuk ishte.

 ‘Ai është një djalë i shoqërueshëm, që i beson të gjithëve.  Për Zenelin nuk ishte hera e parë që ishte në këtë shesh lojërash, sepse ka shumë fëmijë miq atje. Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë, të bisedonte me ta dhe të luante me ta. Ne gjithmonë ndiheshim të sigurt këtu’, thotë nëna e tij, Burbuqe M. mes lotëve.

 

Më shumë