Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

U zhduk 1 muaj më parë, gjendet i varur në kasolle shqiptari në Itali (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cb794c16523e8aeaec8e63bce80541e1

Gjendet i pajetë Dorian Licaj, shqiptari që u zhduk rreth një muaj më parë në Itali. Trupi i të riut u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Ndërkohë, pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i fikur. Policia italiane bën me dije se i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër.

Ata madje janë shprehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur, më 30 prill. Që prej kësaj dite në Itali kishin mbërritur nga Shqipëria të afërm të Dorianit, të cilët në bashkëpunim me policinë bënë të mundur gjetjen e tij.

Dorian kishte shkuar në Itali që në janar të këtij viti dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img