Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

“U zgjova e zhveshur dhe e rrethuar nga 4 burra”, gruaja shqiptare denoncon abuzimin në kampin gjerman

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rasti i një gruaje refugjate shqiptare e cila pretendon se është nga punëtorët e kampit ku ajo është strehuar, është duke bërë bujë të madhe në opinionin gjerman. Rrëmbimi, sipas pohimeve të saj dhe të një dëshmitari, ka ndodhur në kampin e azilit në Burbach, njofton televizioni gjerman WDR.

albsig

spring

Dyshohet se kujdestarët e kampit e kanë marrë atë me makinë dhe për dy ditë e kanë mbajtur në një vend të panjohur për të, ku edhe kanë abuzuar seksualisht.

Albinfo shkruan se prokuroria e përgjithshme ka filluar hetimet rreth skandalit i cili ka ndodhur në një kamp në muajin shkurt të këtij viti. Po ky kamp, i menaxhuar nga DRK, edhe në vitin 2014 është bërë i njohur për një skandal të ngjashëm.

Shqiptarja e re thotë se njëri nga kujdestarët kishte shkuar në dhomën e saj dhe e kishte ftuar atë që t`i bashkohej atij dhe shokëve që po pinin. Pasi kishte pirë tri gota, ajo kishte humbur vetëdijen. Viktima pastaj thotë se kjo gjendje pa vetëdije i kishte zgjatur dy ditë. Por asaj i kujtohet se ishte e zhveshur, në një dhomë, të panjohur për të. Bashkë me të, në dhomë ishin edhe katër meshkuj, në mesin e të cilëve edhe kujdestari nga kampi.

Prokuroria në Siegen ka bërë të hënën që shkoi bastisjen e selisë së kompanisë “European Homecare” në Essen e cila menaxhon qendrat e azilit.

Një refugjat tjetër, edhe ai shqiptar që kishte banuar në kampin e njëjtë ka treguar se e ka parë ngjarjen. Ai ka treguar për WDR se si gruaja e përmendur, pasi kishte humbur ndjenjat, ishte marrë jashtë nga kampi dhe ishte dërguar diku me një makinë mercedes.

Duke qenë se ngjarja për të cilën po pretendohet, ka ndodhur disa muaj më parë ndërsa viktima është rrëfyer vetëm këto ditë, prokuroria thotë se hetimi i ngjarjes paraqitet shumë i vështirë.

Ndërkohë shërbimi i sigurimit i kampit ka hedhur poshtë akuzat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img