Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U zgjodh në postin e rëndësishëm, reagon mjeku Alimehmeti: Ndihem i nderuar, shpresoj që kontributi im të ndryshojë situatën shëndetësore në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, është zgjedhur dje anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sot, Alimehmeti shkruan se ndihet i privilegjuar për këtë detyrë.

Nëpërmjet një shprehje të filozofit  të njohur Henri Frederic Amiel, epidemiologu shpreh falenderimet e tij dhe shpreson se me kontributin e tij të ndryshojë sado pak situatën shëndetësore në Shqipëri.

“Emërimi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë është nder dhe privilegj i veçantë, të cilin e mirëprita me shumë kënaqësi dhe surprizë njëkohësisht.

Falënderim i veçantë shkon për Prof. Akad. Skënder Gjinushin (Kryetar i Akademisë së Shkencave) dhe Prof. Akad. Neki Frashërin (Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike), me të cilët do të jetë nder të punoj përbri.

Dashtë Zoti ofrohet si mundësi e shtuar për të ndihmuar sado pak situatën shëndetësore në Shqipëri me kontributin tim modest, pasi siç shprehet filozofi Henri Frederic Amiel: “Falënderimi është fillimi i mirënjohjes dhe mirënjohja është plotësimi i falënderimit. Falënderimi mund të përbëhet vetëm nga fjalë.

Mirënjohja tregohet me veprime.”- shkruan ai në statusin e tij në Facebook. Ditën e djeshme Akademia e Shkencave, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se Alimehmeti është emëruar në këtë detyrë si vlerësim për kontributin e tij që ka dhënë gjatë pandemisë së Covid-19.

Më shumë

spot_img
spot_img