Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

U zgjodh në krye të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, flet Imzot Arjan Dodaj: Ishte surprizë; duhet të kemi kujdes nga pandemia sepse jeta është dhuratë!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Imzot Arjan Dodaj u mërua sot Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Ai tha se emërimi tij në këtë post ishte një surprizë për të, ndërsa dha edhe disa mesazhe për jetën e familjen, duke thënë se njerëzit duhet të kenë kujdes nga pandemia e cila ende nuk ka kaluar.

“Feja dhe besimi janë arsye shprese. Zoti ka një mesazh shprese jete, është mesazhi i Nën Terezës të përcjellim dashuri të madhe për Shqipërinë. Emërimi është një surprizë për mua është një moshë e re por jam i bindur që Kishën e mban feja e popullit, Papa Francesku e mban besimi i popullit, në Kishë nuk jemi vetëm, e ndjejmë forcën e Zotit.

Problemet sociale do të shoqërojnë gjithmonë, Kisha Katolike me shumë misionarë ka dhënë mesazhe sensibilizuese në të gjithë botën. Ne duhet të hapim mendjen tonë për të zbuluar thesaret e pazbuluar në Shqipëri, në vlerën e familjes. Ka thesare që mund të dalin në pah.

Është e rëndësishme që mos humbim vëmendjen që pandemi nuk ka kaluar, secili nga ne duhet të ketë kujdes, jeta është një dhuratë, po nuk e ruajtëm jetën nuk shërbejmë dot as për fenë. Një njeri ka aftësin të nxjerrë energji të reja, mesazhi është mos trokasim tek dera e tjetrit, e mira është të angazhohemi më shumë për njëri-tjetrin. Ka disa ditë që më është emëruar emërimi im, unë preferova që në festën e Shën Andreas të bëj publik këtë vendim. Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend ure midis lindjes dhe perëndimit, ne kemi unitetin dhe harmoninë fetare“, tha Imzot Dodaj.

Duke folur për politikanët, Imzot Dodaj u shpreh se ata duhet të dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit.

“Politika shqiptare ka nevojë për të zbuluar në vetvete ekzistencën e zotit. Mesazhi është që ta dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit. Feja dhe besimi janë arsye shprese, Jezusi na jep atë shpresë që na mungon”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img