Kryebashkiaku i ri i Kolonjës, Erion Isai duket se ka hequr dorë nga aktrimi dhe ka vendosur t’i përkushtohet përfundimisht politikës.
Ditën e djeshme, në Instagram, ai bëri një falenderim për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në ekran, duke filluar nga Altin Basha, Agron Llakaj dhe deri tek Ardit Gjebrea.
Mirëpo fill pas statusit nuk kanë muguar urimet e shumta për Isain, nga shumë personazhe të njohur si dietologia Blerina Bombaj apo gazetarja Kozeta Kurti.
Por komenti që ka rënë në sy të të gjithëve ka qenë, ai i aktorit të ‘Portokallisë’ , Ledio Lakos, njëherazi dhe kolegu i vjetër i Isait.
‘Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”poltikanit”. E fillove mbare qe diten e pare’, ka shkruar Lako.
Ndërsa nuk ka munguar edhe përgjigja e Erion Isait: ‘Lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time’.