Hapësire reklamuese

Politikë

U zgjodh deputet me pak vota personale, flet Vangjel Dule: Të ngremë vatrat e rezistencës, ose në të kundërt vendi rrëshqet drejt regjimeve kaukaziane

Shkruar nga Newsbomb
U zgjodh deputet me pak vota personale, flet Vangjel Dule: Të ngremë

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është shprehur mbrëmjen e sotme se opozita duhet të ngrejë vatrat e rezistencës, ose në të kundërt Shqipëria do të rrëshqasë drejt situatave të regjimeve kaukaizane.

Ai e quajti të papranueshme mabjtjen e seancës plenare të ditës së sotme, pasi tha se parlamenti duhet të thirret vetëm në seanca të jashtëzakonshme.

“Nuk ishte një humbje e PBDNJ, PR, PD apo koalicionit opozitar. Vendi është në kryqëzimin më të rrezikshëm të këtij 30 vjeçari. Ose gjejmë fuqinë, ngremë vatrat e rezistencës ose Shqipëria rrëshqet njëherë e mirë drejt situatave të regjimeve kaukaziane. Nuk kishim vetëm blerje masive vote, por kishim shtetin palë me një parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit.

Sfida e sotme është faktimi i asaj që ka ndodhur në 25 prill. Në një kohë që është e qartë se parlamentet mbyllen përpara zgjedhjeve parlamentare dhe thirren vetëm në seanca të jashtëzakonshme, sot u zhvillua seanca e parë përtej çdo kornize të pranueshme”, tha Dule.

 Kujtojmë se Vangjl Dule kandidoi në listën e koalicionit PD-AN, por arriti të merrte vetëm 847 vota personale, duke u bërë një nga kandidatët më pak të votuar.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll