Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prangoset në Holandë Eljo Bitri, kush është elbasanlliu “kokë e krimit” që u zbulua nga Dumani, i kërkuar për vrasje dhe në Belgjikë

Shkruar nga Newsbomb
Prangoset në Holandë Eljo Bitri, kush është elbasanlliu

Eljo Bitri, një person i skeduar nga autoritetet shqiptare dhe i marrë në pyetje për disa ngajrje të rënda në Elbasan, është prangosur në Holandë. Policia bën me dije se në bashkëpunim me autoritetet atje, Bitri është ndaluar me identitet të rremë dhe pistoletë.

"Në vijim të punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët holandezë, në kuadër të operacionit “Leiden”, u kap nga Policia holandeze shtetasi:

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Ky shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër. Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi. 

Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm)", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, Shqipëri.

Kush është Eljo Bitri dhe përfshirja në ngjarje kriminale

Eljo (Ervis) Bitri, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit, ka qenë deri sot në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar "Plumbi i Artë", i zhvilluar pas dëshmive të Nuredin Dumanit.

Eljo Bitri akuzohet për një seri ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit.  Një vit më parë, dyshohet se pas atentateve ku ishte përfshirë i vëllai, u ekzekutua në Elbasan Lulzim Bitri dhe shoku i tij Ardian Çollaku.

Lidhur me akuzën e ngritur nga Belgjika ku Eljo Bitri rrezikon të dënohet përjetë, newsbomb.al mëson se ai ekzekutori i Arjan (Ardit) Spahiut në Bruksel.

Në dëshminë e dhënë një vit më parë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar se bashkë me Eljo Bitrin dhe personazhe të tjerë të krimit, kishin zhvilluar disa vrasje, grabitje dhe dhunime në Elbasan, Berat dhe Tiranë.

Shtatë akuzat e SPAK në ngarkim të shtetasit Eljo Bitri

1.“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2.“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

3.“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).

4. "Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

5.“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

6.“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

7.“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll