Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vulos! Javës që vjen, Instagram fshin opsionin tuaj të preferuar

Shkruar nga Newsbomb

Themeluesi i Instagram-it ka marrë një vendim që do i trishtojë të gjithë.

Fotot e postuara në Instagram nuk kanë ‘kuptim’ pa like-t dhe komentet, madje shumica prej përdoruesëve janë aq të fiksuar sa i kontrollojnë çdo sekondë këto të fundit.

Por, tani askush s’mund të spiunojë dot se ç’bën tjetri dhe madje s’do të shohim më as sa ‘Like’ merr secili prej nesh.

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri, njoftoi se javën që vjen askush nuk do të mund të shohë sa pëlqime kanë ndjekësit e tyre.

Sipas Mosseri-t, ky vendim vjen për të ulur presionin që njerëzit kanë për të grumbulluar sa më shumë like dhe komplimete, si dhe për të shmangur ndjesinë e konkurrencës me dikë tjetër.

Ky vendim fillimisht do të aplikohet në SHBA, për të vazhduar më pas në çdo vend tjetër të botës.

0_WIRED25-Summit-2019-Day-1.jpg

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll