Gëzim Çela është vënë në pranga në Kosovë, teksa njihet si “baroni i drogës” në Shqipëri. Autoritetet kosovare bashkë me ato shqiptare kanë bërë të mundur vënien në pranga të Çelës që kërkohej prej disa kohësh në vendin tonë.
Çela i kishte vështirësuar punën uniformave blu pasi kishte ndryshuar nënshtetësinë e tij duke e bërë të thjeshtë kalimin nëpër pikat kufitare. Siç raporton “Paparaci”, ai kishte marrë pasaportën e Kosovës, duke u regjistruar si banor në Komunën e Obiliqit.
Siç shihet në letërnjoftim, emri i tij është ndryshuar duke u bërë Bekim Bajraktari. Kujtojmë që Gëzim Çela akuzohet për trafik droge dhe ishte shpallur në kërkim në muajin gusht nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Letërnjoftimi kosovar i Gëzim Çelës