Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

U vranë nga Përparim Ademi ditën e Vitit të Ri, motra e Zhanetës dhe Kristinës hap gjyq: Kërkon kujdestarinë e nipit 14 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a62704610de11c9a3a4bc4046da5239f

Adriana, motra e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u vranë ditën e Vitit të Ri në shtëpinë e tyre në Astrit, kërkon kujdestarinë e djalit të Zhanetës. Ajo ka nisur një gjyq në Gjykatën e Tiranës për të marrë nipin e mbetur jetim.

14 vjeçari që mëngjesin e 31 dhjetorit 2020 ishte në shtëpi dhe pa gjithë ngjarjen, dhe aktualisht jeton me Adrianën. Por kjo e fundit pavarësisht se nipi jeton me të, do ta ketë atë dhe në kujdestari.

Në Gjykatë ajo kërkon që të jetë kujdestarja e nipit të mitur.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit 2020, teksa dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi ndodheshin në shtëpinë e tyre. Autori Përparaim Ademi kishte lidhje me të dyja motrat. Shkak i vrasjes dyshohet se është bërë kërkesa e motrave për tu ndarë nga Ademi.

Për këtë ngjarje Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore” pasi dyshohet se Përparim Ademi bashkë me dy motrat lindnin fëmijë dhe i shisnin ata në vendt fqinje.

Më shumë

spot_img
spot_img