Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U vra sot në mes të Fierit, vëllait të Shkëlzen Kastratit iu bë atentat në 2016, vdiq shoku që kishte në makinë, shkak droga në Holandë (EMRAT – HISTORIKU)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

924eb1a2770cbab936ab2c0099e43c62

Shkëlzen Kastrati mbeti i vdekur paraditen e sotme në Fier, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, si pasojë e një atentati me armë zjarri. Ai është vëllai i Kelmend Kastratit, një person i njohur për Policinë, i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Si ndodhi ngjarja

Fillimisht është raportuar për një aksident pasi autorët i kanë zënë pritë viktimës me një mjet luksoz tip Mercedes Benz CLS. Kur Kastrati ka dalë nga rrethrrotullimi i Sheqit me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, është përplasur dhe më pas është qëlluar me armë.

Menjëherë, autorët të cilët mendohet se janë të paktën dy, kanë braktisur mjetin që përdorën për t’i zënë rrugën Shkëlzen Kastratit dhe me një mjet tjetër tip Range Rover janë larguar nga vendngjarja, shkruan newsbomb.al.

Pak kilometra më tej, në fshatin Mbrostar ku po ndërtohet spitali i ri i Fierit, autorët kanë dejgur makinën me të cilin u larguan nga vendngjarja dhe kanë marrë një mjet tjetër. Pra, atentati ka qenë i mirëorganizuar pasi autorët kanë pasur në dispozicion disa mjete dhe janë kujdesur të mos lënë gjurmë.

Viktima mendohet se është rreth 40 vjeç. Vrasja e tij dyshohet paraprakisht se është bërë për hakmarrje.

Atentati ndaj të vëllait në 2016

Në ditët e para të janarit 2016, pak kilometra larg vendit ku u vra sot Shkëlzen Kastrati dhe ku u gjet i djegur mjeti tip Range Rover, u qëllua me breshëri plumbash Kelmend Kastrati, vëllai i viktimës së atentatit të sotëm, shkruan newsbomb.al.

Kelmend Kastrati ishte në makinë me dy persona të tjerë, një prej të cilëve fatkeqësisht humbi jetën. Në afërsi të Mbrostarit, në vendin e quajtur “Mulliri i Artë”, Kelment Kasatratit, Denis Kasajt dhe Elton Margaritit, iu bë atentat.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur të tre udhëtarët në makinë, por fatkeqësisht një prej tyre, Denis Kasaj, nuk mundi të jetonte.

Prishja e pazareve të drogës në Holandë

Dyshimet kryesore për atentatin në atë kohë lidheshin me prishjen e pazareve të drogës në Holandë.

Dy ditë para atentatit Elton Margariti ishte kthyer nga Holanda. Nga burime prën grupit hetimor u mësua se Margariti kishte pasur konflikte në këtë shtet, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Kurse viktima Denis Kasaj ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit. Megjithëse mbeti viktimë, policia thotë se deri tani nuk ka të dhëna se Kasaj ka precedent penalë të njohur.

Ndërkohë, edhe i treti person që ndodhej në makinë, Kelmend Kastrati, nga Fieri, kishte pasur më parë probleme me drejtësinë, pasi në vitin 2008 ai plagosi dy vëllezër për shkak të një sherri për parkimin, shkruan newsbomb.al.

Për këtë ngjarje u arrestua Florian Bushi, agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar, pasi u kishte treguar autorëve vendndodhjen e Klemend Kastratit dhe dy personave të tjerë. Gjithashtu, për ngjarjen në fjalë u arrestuan dhe Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj.

xsfsdgswggw3g.jpg

Viktima Shkëlzen Kastrati

/NEWSBOMB.AL/

1- Lexo edhe: Tronditet Fieri, ekzekutohet me armë zjarri një person

2- Lexo edhe: Panik i madh në Fier, viktima ende brenda në makinë

3- Lexo edhe: Autorët përplasin me CLS viktimën dhe ikin me Range Rover

4- Lexo edhe: Identifikohet vrasësi i dyshuar i Denis Kasajt, arrestohet bashkëpunëtori (2016)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img