Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mëngjes në qytetin e Shkodrës, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Fatbardh Lici.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes së 53-vjeçarit.
Lici dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje në vitin 2011. Bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit Astrit Kurmemaj, 45-vjeç, i cili ishte i dënuar për vrasje por kishte dalë me leje nga burgu i Shënkollit.
Astrit Kurmemaj, 45 vjeç, po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të lagjes “Kiras” e prisnin atentatorët.
Për policinë, e vetmja pistë mbeti ajo e gjakmarrjes, pas përfshirjes së emrit të Kurmemajt në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte duke kryer dënimin me 14 vjet burg.