Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vra në Burgun e Peqinit, familja pretendon se trupi nuk është i Arben Lleshit

Shkruar nga Newsbomb
U vra në Burgun e Peqinit, familja pretendon se trupi nuk është i

Familjarët e Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm që u vra me armë zjarri në Burgun e Peqinit më 15 Dhjetor 2023, pretendojnë se ai nuk është i afërmi i tyre. 37 vjeçari u vra nga i dënuari me burgim të përjetshëm, shtetasi Sokol Mjacaj, pasi dyshohet se kishte marrë porosi nga jashtë burgut.

Më herët, nga frika e hakmarrjes asnjë nga familjarët nuk është paraqitur në morg për të tërhequr trupin e tij, duke e lënë atë për më shumë se dy muaj në morg.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për News24, se Prokuroria e Elbasanit ka vendosur të bëjë krahasimin e analizës së ADN-së, për të verifikuar dyshimet e familjarëve të Arben Lleshit. Mostra për këtë do t'i merret motrës së 37 vjeçarit.

Familjarët e Lleshit nuk janë paraqitur pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për të tërhequr trupin, sipas procedurave përkatëse, për shkak se fisi me të cilin është në hasmëri mund të vijojë hakmarrjen. Në këto kushte, askush nuk ka shkuar në morg për të tërhequr trupin e Arben Lleshit.

Varrimi i viktimës do të bëhet nga bashkia, por më parë duhet të dalin rezultatet e ADN-së dhe Prokuroria e Elbasanit të jap leje që të kryhet ceremonia përkatëse.

Ai ishte ekstraduar nga Londra në vitin 2016 dhe me origjinë ishte nga fshati Laç-Bruç i Matit. Arben Lleshi akuzohej dhe ishte shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit tjetër Agim Hoxha në Britaninë e Madhe, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 për prishjen e pazareve të drogës.

I riu Agim Hoxha u gjet i vrarë dhe i djegur brenda makinës së tij, një Mercedes Benz në Chilworth Drove, Angli. Ekspertët arritën të provonin se shqiptari ishte vrarë dhe më pas ishte djegur në makinën e tij.

Katër vite pas ngjarjes, drejtësia britanike vendosi që të ekstradonte në Shqipëri shtetasin Arben Lleshi. Që nga ajo periudhë, 37 vjeçari ndodhej në burgjet shqiptari, i dënuar me burgim të përjetshëm por me minimum 32 vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese