Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

U vra me thikë dhe u hodh në kanal, zbulohet e shkuara kriminale e të riut nga Fieri (FOTO-DETAJE)

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë mëngjs, Fierin, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal.

Viktima u identifikua si Florian Selimi, banues në Sulaj të Fierit.

Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë, pas një konflikti, dhe më pas është hedhur në kanal.

Dyshohet se i riu i është prishur makina tip ‘’Renault” me targa AA641EN, dhe ka ndaluar për të kërkuar ndihmë.

Por nuk dihet çfarë ka shkaktuar konflikt me persona të paidentifikuar, të cilët e kanë goditur me thikë dhe më pas është hedhur në kanal shumë pranë makinës.

Sakaq, burime bëjnë me dije se se Selimi është me precedent penal, pasi është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine. Mirëpo, nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

dghjkl.jpg

 


Më shumë