Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vra me porosi brenda burgut, Arben Lleshi ekzekutoi dhe dogji shqiptarin në Angli

Shkruar nga Newsbomb

Arben Lleshi, një shqiptar i dënuar me 32 vite burg nga drejtësia angleze për vrasjen e një shqiptari, është personi që ka mbetur i vdekur pak pas mesditës së sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Lleshi ishte ekstraduar nga Londra në vitin 2016 dhe me origjinë ishte nga fshati Laç-Bruçi i Matit.

Ai akuzohej dhe ishte shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit tjetër Agim Hoxha në Britaninë e Madhe, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 për prishjen e pazareve të drogës.

I riu Agim Hoxha u gjet i vrarë dhe i djegur brenda makinës së tij, një Mercedes Benz në Chilworth Drove, Angli. Ekspertët arritën të provonin se shqiptari ishte vrarë dhe më pas ishte djegur në makinën e tij.

Katër vite pas ngjarjes, drejtësia britanike vendosi që të ekstradonte në Shqipëri shtetasin Arben Lleshi. Që nga ajo periudhë, 37 vjeçari ndodhej në burgjet shqiptari, i dënuar me burgim të përjetshëm por me minimun 32 vite.

Lexo edhe: Sherri i përgjakur në Peqin, kush janë 3 të dënuarit që u përfshinë në konflikt

Agim Hoxha, shqiptari i vrare ne 2012 ne Angli nga Arben Lleshi Agim Hoxha, shqiptari i vrare ne 2012 ne Angli nga Arben Lleshi

Dyshohet se vrasja e tij është kryer me porosi nga jashtë burgut, pasi i dënuari përjetë Sokol Mjacaj kishte marrë një armë zjarri me dron dhe gjatë qëndrimit në ajrim, ka hapur zjarr në drejtim të Arben Lleshit duke e lënë të vdekur.

37 vjeçari ka marrë një plumb në qafë dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, ai nuk ka mundur të jetojë.

I plagosur raportohet se është dhe një i dënuar tjetër që është përfshirë në konflikt, shtetasi Ilir Xhakja. Ky i fundit vuan dënimi me burgim të përjetshëm po në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit, pasi ka vrarë kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj më datë 13 shtator 2012 në Katund-Sukth.

LEXO EDHE: FOTOLAJM/ Drejtuesit e Policisë me urgjencë drejt Burgut të Sigurisë së Lartë Peqin

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kanë njoftuar pak momente më parë se situata është stabilizuar dhe autori i ngjarjes, Sokol Mjacaj është neutralizuar dhe po merret në pyetje nga kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Vellezerit Arben dhe Afrim Lleshi, te denuar nga drejtesia britanike Vellezerit Arben dhe Afrim Lleshi, te denuar nga drejtesia britanike

Lexo edhe: RENEA mbërrin në burgun e Peqinit, arma u fut me dron

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese