Detaje të reja kanë dalë nga atentati me tre të vdekur në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Burime për mediat bëjnë me dije se Brilant Martinaj e kishte takuar në rrugë Besmir Hoxhën, të cilit i kishte kërkuar që ta shoqëronte në serviv, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.
Mësohet se Besmir Hoxha është baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë.
Hetuesit dyshojnë se dikush brenda Fushë Kuqes e ka tradhtuar Brilant Martinajn, pasi ka patur informacione se atë ditë ai udhëtonte me mjetin e pablindur të Hoxhës.
Ndërkohë, më herët nëna dhe motra e Diklen Vatës dëshmuan se pak para se ai të vritej i kishte marrë në telefon duke i treguar se disa të panjohur po i ndiqnin dhe do t’i vrisnin.