Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

U vra me armë pas një konflikti në market, 29-vjeçari u arrestua një vit më parë për drogë, i dënuar për disa vepra penale

Lajme të ngjashëm

Jurgën Duka (Mërzini) u vra pak pas mesnate nga një person pas një debati në një debati në një supermarket.

Bëhet me dije se viktima është një person me precedent të mëparshëm penal, në fushën e lëndëve narkotike.

29-vjeçari është arrestuar një vit më parë, pas një operacioni nga autoritetet italiane. Operacioni ndodhi në korrik të 2020, ku atë kohë për trafikim të drogës u arrestuan 14 persona në Itali dhe dy në Tiranë, mes tyre ishte Jurgen Duka.

Mediat italiane atë kohë raportonin se Duka bashkë me të arrestuarin tjetër kishin rolin kyç në dërgimin e marijuanës nga Shqipëria në Itali.

Pas arrestimit, pritet dhe ekstradimi i Dukës drejt Italisë, por si duket nuk ka ndodhur dhe 29-vjeçari ishte i lërë.

Policia njofton se viktima ka qenë i dënuar edhe për vepra tjera penale.

“Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg;

Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një shtetas tjetër të pa identifikuar.

Shtetasi i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur Jurgen Duka, i cili më vonë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg;

Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Marketi ku ka ndodhur ngjarja


Më shumë