Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

U vra me 21 janar, flet mbesa e Ziver Veizit: Shpallja ‘Dëshmor i Atdheut’ është më e pakta që mund të bëjnë, kemi 10 vite që presim drejtësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

881840782a32055c70c3d11a4f63ce32

Ziver Veizi është një nga protestuesit e 21 janarit, që u vranë tragjikisht përballë kryeministrisë.

Familjarët e tij depozituan një kërkesë në këshillin e qarkut Gjirokastër ku kanë kërkuar që Ziver Veizi të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Në një intervistë për “Faxnews”, mbesa e Ziverit ka thënë se kryeministri Rama në vitin 2013 ka premtuar se do të zbardhë ngjarjen e 21 janarit, por kjo nuk ka ndodhur.

Ajo është shprehur se vazhdojnë të shpresojnë në vendosjen e drejtësisë, pasi shpresa vdes e fundit.

Zamira Veziri tha se kanë plot 10 vjet që presin, por drejtësia ende nuk është vënë në vend.

“Ka dhjetë vite që ne presim drejtësi gjatë këtyre viteve por enden drejtësia nuk është vendosur në vend, shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë se drejtësia do të bëjë punën e vetë. E vlerësojmë shumë këshillin e qarkut si institucion dhe kryetarin këshillit të qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë por gjithsesi ne e marrim si një vlerësim të çmuar”- theksoi Zamira Veziri.

Më shumë

spot_img
spot_img