Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

U vra gjatë takimit elektoral, Japonia përcjell për në banesën e fundit ish-kryeministrin Shinzo Abe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Japonia do të përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, ish-kryeministrin Shinzo Abe. Sipas mediava të huaja mësohet se funerali privat, i cili është i hapur vetëm për miqtë dhe familjen e ngushtë, është duke u zhvilluar në tempullin Zojoji të Tokios.

Pas funeralit, makina e varrimit që mban trupin e Abe do të vazhdojë përmes qendrës së Tokios.

Në të gjithë Tokion, flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe jashtë tempullit ndodhen mijëra qytetarë që vajtojnë.

Arkëmoti pritet të kalojë pranë objekteve historike si ndërtesa e parlamentit, ku Abe hyri për herë të parë si ligjvënës në 1993, dhe zyra nga e cila drejtoi vendin si kryeministër.

Kujtojmë se ish-kryeministri u qëllua për vdekje të premten e kaluar teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore.

Ai  u sulmua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara. Ish-Kryeministri 67-vjeçar ishte në gjendje kome, por mjekët nuk mundën që ta shpëtonin.

Abe kishte humbur gjak për shkak të dy plumbave që mori në qafë dhe në gjoks nga një distancë e afërt me armë të modifikuar. Autori, një burrë rreth të 40-ve, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe nuk bëri rezistencë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img