Më në fund gjykata greke ka vendosur drejtësinë për vdekjen e 25 vjeçarit shqiptar Nikolla Todi, i cili para 10 vitesh u vra gabimisht nga policia greke.
Kjo gjykatë ka vendosur që familja e Nikolla Todit të dëmshpërblehet me 410 mijë euro, të cilat do i kalojnë bashkëshortes, djalit të mitur të viktimës dhe prindërve të tij.
Por si u vra 25 vjeçari Nikolla Todi 10 vite më parë?
Më 16 shkrut të vitit 2010 policia greke gjatë një operacioni për arrestimin e një të arratisuri shqiptar nga burgu i Larisës dhe bashkëpunëtorit të tij shkëmbeu zjarr me këta të fundit.
Nikolla Todi u gjend rastësisht në atë zonë, si bashkëudhëtar në një makinë që ishte parkuar jashtë një magazine.
Në momentin që filluan të shtënat, ai u fsheh pas kamionit dhe më pas tentoi të futej në një banesë, por mori 9 plumba, nga të cilët 4 i përkisnin pistoletave të policisë.