Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U vra gabimisht nga Policia greke, Gjykata në Athinë dëmshpërblen me 410.000 euro familjen e 20 vjeçarit shqiptar, Niko Todi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata në Athinë dëmshpërblen me 410.000 euro familjen e 20 vjeçarit Niko Todi. I riu shqiptar u vra aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes Policisë dhe një bande grabitësish po ashtu shqiptarë, shkruan newsbomb.al. Lajmin e jep gazetari Shpëtim Zinxhiria.

“10 vite më pas pasi policia greke vrau të riun shqiptar në Virona në Athinë, gjykata ka dëmshpërblyer me 410.000 euro familjen e tij. Ai u vra gabimisht tek po vendoste veglat e punës në makinë më 16 shkurt 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbibimi me armë mes policisë dhe një bande grabitës shqiptarë. Niko Todi 20 vjeç babai i një femije 18 muajsh u ekzekutua me 4 plumba nga policia greke”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Shkrimi i plotë:

Greqi : Gjykata demshpërblen familjen e 20 vjeçarit  Niko Todi me 410.000 euro që u vra gabimisht nga policia greke.

E rrallë por…!

Në fillim nga Prefektura e Athinës i afruan familjes një ndihmë sociale prej 44 euro në muaj, por e refuzoi, pasi në të tilla raste sipas ligjit i i takon një pension .

20 vjeçari Niko Todi baba i një fëmijë është ne mes të 99 viktimave të policisë greke dhe një nga të pakët që është shpërblyer sipas ligjit te ketij vendi.

10 vite më pas pasi policia greke vrau të riun shqiptar në Virona në Athinë, gjykata ka dëmshpërblyer me 410.000 euro familjen e tij. Ai u vra gabimisht tek po vendoste veglat e punës në makinë më 16 shkurt 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbibimi me armë mes policisë dhe një bande grabitës shqiptarë.

Niko Todi 20 vjeç babai i një femije 18 muajsh u ekzekutua me 4 plumba nga policia greke. Në atë kohë familjes ju caktua nje pension 45 euro në muaj, po familja e tij refuzoi atë. U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqit grek në një maratonë seancash  ku ekspertiza i dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës, shteti grek duhet shpërblejë bashkëshorten dhe djalin e viktimës, që asnjëherë nuk pranoi rekursin e Avokatit të Shtetit, i cili kërkonte uljen e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.

Presidenti grek Karolo Papulias në atë kohë deklaroi: “Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjell mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img