Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U vonua për shkak të pandemisë, por Maluma do vijë në Tiranë! Zbuloni se kur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Muzika, jeta e natës dhe koncertet pësuan një goditje të fortë gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shqipëria sigurisht ndjek trendin e gjithë vendeve të Europës dhe një nga koncertet që pritej me padurim të realizohej vitin që lamë pas, ai i artistit Maluma, u shty për një moment të dytë.

Maluma i konfirmoi datat e reja të turneut “11/11” për gjithë Europën, por për shkak të shifrave të bilancit të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 turi i tij u shty përsëri.

Lajmi i mirë për të gjithë është se ky koncert nuk u anulua dhe tashmë ka një datë për të. Duke qenë se edhe vendet e Europës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve, edhe Shqipëria do të nisë aty ku e la para pandemisë. Ardhja e Maluma në Tiranë u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e këtij koncerti është vendosur pikërisht në 14 mars 2022.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

“Të njëjtat bileta mund të përdoren për datën e re” informon kompania.

Për të  gjithë ata që kanë bileta fizike dhe duan ti ruajn edhe në e-mail mund të shkruajn në email [email protected] me emër, mbiemër dhe numrin e biletave të blera dhe stafiorganizator do jua dërgoj brenda pak ditësh.

“RedCloud” po zhvillon një platformë unike për të gjithë ata që do të duan të shesin biletat e tyre në individë të tjerë që dëshirojnë t’i blejnë.

Përmes një transaksioni të thjeshtë ata mund të nxjerrin biletat e tyre në shitje.

Në këtë mënyrë të interesuarit që duan të jenë pjesë e koncertit të Malumës mund t’i blejnë ato.

Megjithatë, organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

Platforma www.vivere.al për shitjen e biletave do të jetë aktive brenda muajit maj 2021.

182529334 4132011060183674 2058271900841540769 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img