Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vodh në Greqi, trafikoi klandestinë në Itali dhe u kap sot në Vlorë (DETAJE nga lëvizja e gomones me 2 motorë)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është ndaluar në Karaburun një gomone 9 metra e gjatë dhe me dy motorrë.

Gomonia ishte vjedhur në Greqi, ndërsa detaje të reja bëjnë me dije se dje, me të ishin transportuar drejt Italisë 33 klandestinë.

Mjeti lundrues ishte denoncuar i vjedhur në Greqi nga autoritetet policore. Gjatë operacionit, policia shqiptare pati bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza.

"Guardia di Finanza konfirmoi se mjeti lundrues dhe dy personat ne bord, ditën e djeshme kane transportuar në brigjet e Italisë 33 klandestine. Ka të dhëna të besueshme që kjo gomone kërkohet prej një muaji nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza", njofton policia.

Mjeti lundrues i paidentifikuar, u pikas nga Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësires Detare. Ndërkaq, janë vënë në pranga dy persona të cilët ishin në gomone, Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koçi 25 vjeç, banues në Vlorë. Anija P-03 e Rojes Bregdetare  e arriti mjetin lundrues tip gomone në zonën e quajtur Shpella e Haxhi Alisë.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Dy shtetasve iu sekuestruan aparatet telefonike dhe u njoftua Policia Kufitare e Vlorës.

Gomonia u rimorkiua dhe u akostua në Triport, ku iu dorëzua Policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll