Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vlerësua dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Ardian Dvoranit i dorëzohet certifikata e çmimit “Kampion Kundër Korrupsionit”

Shkruar nga Newsbomb
Ardian Dvoranit i dorezohet certifikata e cmimit

Ditën e djeshme gjyqtari Ardian Dvorani u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin “Kampion Kundër Korrupsionit”.

Ndërkohë ditën e sotme gjyqtarit Dvorani i është dorëzuar certifikata e çmimit, ndërsa foton e ka publikuar ambasada amerikane në Shqipëri.

Dvorani u vlerësua nga Administrata e presidentit Joe Biden si një person që ka luftuar fortë për transparencë, kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë në Shqipëri.

Njoftimi i ambasadës:

| Foto e Ditës | Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu