Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vidhte me forcë të moshuarave varëset e floririt, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Korçës ka arrestuar një 35- vjeçar, i cili i vidhte me forcë në rrugë shtetaseve të moshuara varëset e floririt nga qafa.

Shtetasi me iniciale E.R, banues në Korçë ka qenë i dënuar më parë për katër vjedhjeve të ndodhura në qytetin e tij.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një varëse floriri të riut.

Njoftimi i Policisë:

U vidhte me forcë në rrugë shtetaseve të moshuara varëset e floririt nga qafa, kapet në flagrancë 35-vjeçari, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një varëse floriri.

Specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbulimin dhe dokumentimin e disa vjedhjeve, të varëseve të floririt, ngjarje të ndodhura në lagjet nr.3 dhe nr.12, në Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.R, 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Arrestimi i tij u bë pas marrjes së kallëzimeve të shtetaseve A.M. dhe L.H., banuese në Korçë, të cilat kanë deklaruar se në datën 31.07.2019, në lagjen nr.12 një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt.

Falë reagimit në kohë, si edhe veprimeve të mirëkoordinuara u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E.R. dhe gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një varëse floriri.

Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale të kryera dyshohet se shtetasi E.R., mund të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura si më poshtë:

Në datën 26.07.2019 dhe në datën 17.07.2019, në lagjen nr.3, ku u kanë vjedhur nga qafa shtetaseve R.T dhe M.P. varëset e tyre të floririt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll