Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vetvra në Angli, familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
U vetvra në Angli, familjarët kërkojnë ndihmë për

Motra e Leonard Farrukut, shqiptarit që kreu vetëvrasje në një burg të Anglisë ka hapur një “GoFoundMe” dhe kërkon ndihmë që të kthejnë trupin e vëllait në Shqipëri.

Jola kërkon ndihmën e shqiptarëve për ndihmë financiare në mënyrë që të sjellin trupin e vëllait nga Britani në Shqipëri që familjarët t’i japin lamtumirën e fundit.

 

Kujtojmë që Leonard Farruku, 27 vjeç,  pagoi 4,000 euro (3,436 £) për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar. I riu azilkërkues ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe, sipas personave të pranishëm, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës së tij.

27 vjeçari, nga Manza e Durrësit u vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese