Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U vetëvra teksa bënte video për “Tik Tok”, shoku i 10-vjeçarit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte “like”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak ditë më parë lajmi se një 10-vjeçar nga Shkodra u vetëvra duke bërë një video për “Tik Tok” ka tronditur mbarë opinioini publik.

Një nga shokët e 10-vjeçarit ka treguar se viktima, Naseri ishte i fikuar me telefonin dhe se i pëlqente kur bënte video dhe merrte “like”.

“Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi. Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”, është shprehur shoku i tij.

Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale. “Ishte i fiksuar me telefonin”, shtoi miku i tij për “Shqipëria live”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më Shkodër dje në njësinë Guri i Zi. Një 10-vjeçar me inicialet N.Y ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej dhe më pas ta hedhte në rrjetin social “Tik Tok”.Kjo tentativë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit, e nisur si një shaka, ka përfunduar në një tragjedi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img