Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

U vetëvar në burgun e Fierit, gruaja tregon çfarë i kërkoi i shoqi në bisedën e fundit në telefon: Ja çfarë më tha për fëmijët (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Fier ku u vetëvar me çarçaf në tualetin e burgut 51-vjeçari Bilbil Zekaj, ka reaguar gruaja e tij e cila tregon dhe bisedën e fundit në telefon me të shoqin.

albsig

E shoqja shprehet për news 24 se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo t’i kishte shprehur ndonjë brengë. Ajo tregon se flisnin në telefon 2-3 herë në ditë dhe i thoshte gjithmonë të mos mërzitet, të mbante afër fëmijët, se do të dilte nga burgu dhe do t’i bënin punët bashkë.

“Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon. Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë. Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët”, tha ajo.

Sakaq babai i viktimës tha se nuk e lajmëroi burgu dhe as policia për vdekjen e djalit, por për këtë do të kërkojë drejtësi.

Intervista e bashkëshortes së viktimës:
Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?
Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë?
Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët’.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?
Dua të drejtën e tij, dua pronat.

Si e morët vesh lajmin?
Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.

Si ishte gjendja e tij?
Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.

Ju thoni se është vetëvrasje?
Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte ‘prit se do vij, asnjëherë s’me thoshte gjë’.

Babai i viktimës: Djalin e dua. Djalin ma kishin bërë copa-copa. Pse nuk më lajmëruan mua? Nuk më lajmëruan fare, më lajmëroi miku, i tha nusesh. Unë jam babai dhe nuk dija gjë fare. Dëgjova nusen që po qante dhe e pyeta çfarë kishte. Djali vuante nga diabeti. As policia, as nga burgu, nuk na lajmëruan për ngjarjen.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img