Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

U vetëvar në burg / Flet shoku i qelisë: Estrefi kishte frikë mos dënohej me 3 vite burgim. Ja si e gjeta…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy ditë pasi i riu Estref Halili vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut të Rrogozhinës me xhaketën e trupit, vjen një tjetër dëshmi për të dhe arsyet që e shtynë drejt vetëflijimit. Shoku i qelisë, Fazli Mehaj rrëfen gjendjen emocionale në të cilën ndodhej 22-vjeçari gjatë ditëve të fundit.

Ai thotë se Estrefi ishte gjithë kohën i mërzitur, pasi kishte frikë mos dënohej me 3 vite burg si herën e parë.

23-vjeçari Fazlli Mehaj, i dënuar me tre vite burg pasi u kap me një cigare hashashi, rrëfen momentet sesi e gjeti të varur në tualetin e burgut shokun e tij të qelisë.

“Çastet e fundit me të, ishin deri në pasdite. Pas orës 6 ditën e martë, ishim në korridor po pinim cigare, ishte i mërzitur për dënimin, kishte frikë se dhe 3 vite burg si herën e parë. Hyra në dhomë, ai hyri në banjë për të bërë dush. Pas pak shkova në banjë, i rashë derës, po nuk përgjigjej. Nuk fliste njeri, dera ishte gjysmë e thyer, pashë këmbët e varura, e theva derën. I dhamë ndihmë, por ishte e pamundur. E kam zbuluar unë i pari qe kishte vdekur. Pasi e nxorëm trupin, erdhën gardianët. Këtu nuk të ndihmon njeri, nuk pyesin për ne. Janë gjëra që mund të na ndodhin të gjithëve, nuk ka asnjë kusht. Jemi të mbuluar nga lagështira, na mbushet dhoma me ujë”, rrëfen Mehaj.

Edhe babai i Estrefit, një ditë pas ngjarjes deklaroi se i biri ishte shumë i heshtur ditën e fundit kur i vëllai shkoi ta takojë, çka e bën familjen të dyshoj se vuante nga depresioni.

Familja e 22-vjeçarit përcolli dje në banesën e fundit të riun, ndërsa janë ende të paqartë pse djali i tyre vendosi të ikte kështu nga kjo botë. Familjarët kërkojnë që drejtësia të zbardhë sa më parë shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit, pasi sipas tyre, Estrefi nuk kishte konflikte dhe ishte tip i urtë e i shoqërueshëm, si dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img