Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U vetëdorëzua në polici, Alqi Bllako del sot para gjykatës

Shkruar nga Newsbomb
U vetëdorëzua në polici, Alqi Bllako del sot para gjykatës

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako sot do të njihet me masën e sigurisë, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Bëhet me dije se sot në orën 11:00 Bllakos do t’i komunikohet masa e sigurisë nga gjykata. Ish-deputeti akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit, në kohën kur mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit.

Menjëherë pasi u ngritën akuzat ndaj tij, Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, përpara se Këshilli i Mandateve të mblidhet për t’i hequr atij imunitetin dhe më pas u vetëdorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e  sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll