Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U vëtëdorëzua në Gjykatë, GJKKO rikonfirmon masën e arrestit me burg për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës

Shkruar nga Newsbomb
U vëtëdorëzua në Gjykatë, GJKKO rikonfirmon masën

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë "arrest me burg" për Leonard Daçin, juristin në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Kujtojmë se Daçi u vetdorëzua të shtunën në gjykatën e Posaçme, në prani të avokatit të tij.

Në njoftimin e SPAK emri i Leonard Daçit, figuron si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.

Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e tij që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë.

Ndërkohë, masa e ‘arrestit me burg’ është dhënë të shtunën dhe për kryebashkiakun Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në abuzimin me detyrën për tenderat e ujësjellësit.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll