Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vendosnin gjoba biznesmenëve, Krimet e rënda marrin vendim për Edmond Gecajn dhe Ilson Beqirajn

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e “arrest burg” për Edmond Gecajn dhe Ilson Beqirajn. Të dy akuzohen se u vendosnin gjoba biznesmenëve.

Arrestimi i tyre u bë i mundur dy ditë më parë, kur nën presion të madh i morën një biznesmeni 7500 €. Si pjesëtar të grupit të gjobvënësve, Polica ka shpallur në kërkim dhe një 35-vjeçar.

Gecaj është ndeshur me ligjin dhe 3 vite më parë, kur u arrestua për “vrasje të mbetur në tentativë” kur u përpoq të vriste me thikë presidentin e klubit të Korabit Fehmi Mziun.

Ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi që Mziu kishte ndaj Gecajt. Në 2017, Gecaj u lirua nga gjykata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu