Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U tundua nga paratë dhe fshehu shqiptarët në bagazhin e makinës, BURG për 53-vjeçaren britanike

Shkruar nga Newsbomb
53 vjeçarja e arrestuar, Jackie Willis

Policia e Anglisë ka vënë në pranga një shtetase britranike, e cila u kap në flagrancë teksa po transportonte tre shqiptarë si klandestinë në Britani.

Jackie Willis, 53 vjeç, nga Londra Perëndimore i kishte fshehur emigrantët shqiptarë në bagazhin e makinës së saj dhe po përpiqej t’i kalonte nga nga Calais, në Dover, me destinacion final Eurotunnel-in.

Avokatja e saj deklaroi se Willit i ishin ofruar 3,000 paund nga secili prej tyre dhe shuma e majme e kishte tërhequr drejt aktit të paligjshëm.

Sipas ‘Te Sun’, 53 vjeçarja mbante postin e menaxheres së lartë në një firmë hotelerie.

Ajo u dënua me gjashtë muaj heqje lirie dhe u pa duke qarë teksa la dyert e Gjykatës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll