Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

U transportua me urgjencë në spital se nuk ndihej mirë, ndërron jetë 18-vjeçarja në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mullet të Tiranës.

Bëhet me dije se rreth orës 22:10, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë.

Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, 18-vjeçarja ka ndërruar jetë. Mësohet se e reja vuante nga epilepsia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:10, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë. Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se S. B., vuante nga semundja e epilepsisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Më shumë