Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

U thirr të dëshmonte në Belgjikë, Artan Hoxha: Hetuesit kishin mësuar shqip, nuk donin përkthyes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se hetuesit belgë që ai kishte takuar në godinën e Policisë Federale, kishin mësuar shqip dhe e dinin shkëlqyeshëm gjuhën tonë amtare.

Hoxha u ftua një muaj më parë në Belgjikë, për të dëshmuar për disa çështje të rëndësishme para hetuesve belgë. Sipas tij, në Shqipëri ka shumë oficerë që janë duke bërë hetime për ngjarje të ndryshme dhe grupe kriminale që veprojnë dhe në shtetet e tjera.

“Pse të intereson ky hetim? Ju thashë që ju po hetoni klasën politike shqiptare. Dhe unë dua të kuptoj në çfarë niveli është. Atë ditë që isha unë u kapën 7 tonë kokainë. Ata po hetojnë një gjë që ne e kemi mbyllur për 6 muaj.

Ka hetues, kanë filluar të vijnë shumë. Belgët kanë filluar të vijnë këtu, të hetojnë këtu, t’i kërkojnë lidhjet këtu. Kam kuptuar që kanë të bëjnë me organizata kriminale që shtrohen në tre kombe. Ne duhet të mësohemi…

Në koridoret e policisë federale gjeta dy oficerë gjyqësorë, hetues federalë, që e flasin shqipen në mënyrë të shkëlqyer. Pra, ata jo thjesht po na hetojnë, por e kanë mësuar shqipen që të na hetojnë pa përkthyes”, u shpreh gazetari i kronikës Artan Hoxha, në Syri Tv.  

Më shumë




spot_img








spot_img